Dorëza për portierë futbolli – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Dorëza për portierë futbolli – ku i gjeni më së liri

10.07.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Fëmija juaj është duke u marrë më futboll, përkatësisht po luan si portier, apo edhe ju për rekreacion mbroni në ndeshjet me miq, atëherë ju duhen një palë dorëza futbolli.

Nëse e keni për rekreacion, gjeni dorëza të lira e nëse doni diçka më profesionale, atëherë ka edhe të tilla të brendeve të njohura.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këtë produkt dhe çmimet e tij në faqe të ndryshme online.

Dorëzat më të lira të futbollit i gjeni në dyqanin GjirafaMall. Janë të markës Diadora, unisex dhe me zbritje kushtojnë 12 euro.

Ofrohen ngjyra e dizajne të ndryshme, e po ashtu edhe numra të ndryshëm, nga ai 5 për fëmijë e deri te numri 9.

Në Foleja, dorëzat më të lira i gjeni për fëmijë. Janë të markës Meteor, të zeza me pak rozë dhe kushtojnë 20 euro.

Nëse doni pak më serioze, atëherë në Foleja për 24 euro mund t’i porosisni një palë Adidas. Janë për të rritur. E për dy euro më shumë, mund t’i merrni një palë Puma.

Në Foleja, i gjeni edhe dorëzat më të shtrenjta – Pretador Pro. Pra janë profesionale dhe kushtojnë 132 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU