Jeni lodhur nga letrat e dokumentet e shumta. Kontrata pune, certifikata të ndryshme e shumë të tjera po u sillen “nëpër këmbë”? Atëherë, zgjidhja më e mirë është t’i ndani të gjitha veç e veç përmes dosjeve që mund të gjenden lehtë në treg.
Janë edhe të lira dhe ju ndihmojnë shumë të organizoni gjithë dokumentacionin që keni, qoftë në shtëpi – qoftë në zyrë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Dosjen më të lirë për dokumente të madhësisë A4 e gjeni në marketin online Foleja. Është një dosje e markës Next, është në formë fletoreje dhe ka 10 xhepa najloni për të futur dokumentet. Kushton 1.8 euro.
Nëse kërkoni më shumë xhepa, atëherë për dhjetë centë më shumë – 1.90 euro – po në Foleja, mund të porosisni dosjen Next me 30 hapësira.
Nëse dëshironi dosje prej kartoni të fortë, atëherë në Foleja për 2 euro, gjeni dosjen Next, e që vjen me 2 unaza, të cilat i mbajnë dokumentet. Ka ngjyrë të verdhë.
Dosje gjeni edhe në dyqanin GjirafaMall. Më e lira kushton 4.38 euro dhe është e markës Donau. Është e bërë prej kartoni të valëzuar e të llakuar me trashësi 390 gsm. Ka kapacitet deri në 800 fletë.
Po ashtu edhe dosja më e shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Është e markës Donau dhe kushton me zbritje 11.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU