Dron i thjeshtë dhe profesional – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Dron i thjeshtë dhe profesional – ku e gjeni më së liri

04.06.2024

Shperndaje:

Mes qindra e qindra zbulimeve që ka mundësuar teknologjia e re, janë edhe dronët.

Sot ka dron nga më të ndryshëm dhe në këtë tekst, natyrisht se do të flasim për ata që shërbejnë për lojëra apo edhe për ndonjë video-fotografi. Pra për përdorim civil.

Në tregun online ka zgjidhje të shumta dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Dronin më të lirë e gjeni në rrjetin e dyqaneve Neptun. Është i thjeshtë dhe shërben më shumë për të zbavitur fëmijët. Është i brendit Denver, zona operacionale shkon deri në 30 metra, mund të qëndrojë në lartësi deri 6-7 minuta dhe ka bateri 350 mAh. Nuk ka kamerë dhe kushton 49 euro.

Një tjetër dron Denver në Neptun me kamerë kushton 79 euro. Kamera ka rezolucion 720P HD, pastaj pajisja ka zonë operacionale deri në 30 metra, kohë maksimale të fluturimit deri në 22 minuta dhe kapacitet të baterisë 1600 mAh.

Dron ka edhe në Gjirafa50. Më i liri kushton 84.15 euro dhe është i brendit Revell. Ka sistem modern me 6 boshte, që pos argëtimit mund të krijojë lehtësisht edhe video ajrore. Bateria e madhe LiPo mund të ngarkohet lehtësisht dhe me lehtësi me karikuesin USB të përfshirë dhe telekomanda e saktë me 4 kanale ju jep kontroll të plotë.

Në këtë dyqan online ofrohen edhe zgjidhje të tjera.

Dhe më i shtrenjti, është një dron profesional. Është DJI Mavic 3 Pro, që fluturon 21 metra për sekondë. Vjen me xhestikin për kontrollim të dronit dhe lidhet lehtësisht me telefonin tuaj. Me zbritje kushton 3,121.93 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU