Dyshekë njësh dhe dysh – ku i gjeni më së liri

19.04.2023

Shperndaje:

Gjumi i mirë dhe i rehatshëm është bazë e fortë për të pasur një ditë të këndshme. Por për pa bërë gjumin rehatshëm, patjetër se duhet të keni edhe një dyshek të mirë.

Në tregun online ka me dhjetëra e dhjetëra lloje të dyshekëve, që shkojnë edhe deri në 1600 euro.

Në ofertë keni madhësi të ndryshme, por më standardet për njësh janë 80 cm e 90 cm gjerësi, kurse 190 cm e 200 cm gjatësi, derisa për dyshekët dysh, 160 cm e 180 cm gjerësi dhe 200 cm gjatësi te të dyja rastet.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Dyshekun më të lirë njësh e gjeni në Jysk. Është me dimensione 80 cm x 200 cm dhe i brendit Wellpur. Ka sfungjer memorik dhe të fortë. Kushton 149.99 euro.

Nëse kërkoni dyshek njësh me gjerësi 90 cm, atëherë e gjeni me po të njëjtin çmim në Jysk. Është i brendit Dreamzone me sfungjer polieteri.

Dyshek gjeni edhe në Dormeo. Më i liri njësh është ai Siena me çmim 199.92 euro. Ka dimenzione 90 cm x 200 cm. Sipas prodhuesit, dysheku ofron mbështetje të shkëlqyeshme, veçanërisht për personat që flenë në shpinë. Po ashtu ka një sistem të veçantë për ajrosje – AirX.

Për pak më shumë, në këtë dyqan gjeni dyshekun njësh Bamboo me 3 zona. Kushton 215.92 euro. Ka bërthamë prej sfungjeri Ecocell, po ashtu edhe sistem të ajrosjes AirX.

Dysheku më i shtrenjtë njësh mund të porositet në Jysk. Është Wellpur, 90 cm x 200 cm dhe kushton 599.99 euro. Ka sfungjer memorik, me xhel freskues dhe vjen me një vit garancion.

Dysheku dysh më i liri mund të blihet në Jysk. Është i brendit Dreamzone dhe kushton 259.99 euro. Ka sfungjer polieteri dhe është i fortë.

Dyshekun dysh më të lirë në Dormeo e gjeni për 343.92 euro. Është çmim me zbritje, pasi ai i rregullt është 429.90 euro. Është i brendit Prima Platinum dhe ka 3 zona rehatie. Po ashtu mbulesa e dyshekut ka sfungjer “Memory”.

Dysheku më i shtrenjtë dysh gjendet në Jysk. Është brend Dreamzone, modeli Gold F150 me dimensione 180 cm x 200 cm dhe 28 cm trashësi. Kushton 1599.99 euro. Ka sfungjer “Comfort”, plus “Memory”.

Për të parë më shume dyshekë, kliko KËTU