Asnjëherë më lirë nuk kanë qenë parfumet, andaj mos dilni pa ia vënë vetes disa pika në rroba.
Natyrisht, të lira janë ato që njihen si Eau de Toilette, pasi aroma e tyre zgjat më pak.
Dallimi mes Eau de Toilette dhe Eau de Parfum është se në të parin përqindja e vajit esencial të parfumit është prej 5 deri në 15 për qind, kurse te Eau de Parfum prej 10 deri në 20 për qind. Ka edhe vetëm Parfum, me koncentrim të ekstraktit deri në 40 për qind.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e Eau de Toilette në tregun online.
Dhe Eau de Toilette më i lirë mund të porositet në dyqanin online Gjirafa50. Kushton 6.49 euro, është i markës Hamidi Black Oud dhe shishja ka vëllim 100 ml. Është për meshkuj dhe aroma përmban dru sandali, kedri, civet, castoreum, vanilje dhe qelibar.
Për 7.99 euro, në Gjirafa50 mund të porosisni Eau de Toilette të brendit Versace, linja Pour Homme, me shishe 5 ml. Është për meshkuj.
Eau de Toilette gjeni edhe në dyqanin tjetër online, Begmart.
Më i liri këtu mund të porositet për 22.90 euro. Është i brendit L’Erbolario, është për femra dhe shishja ka 50 ml.
Në të dy dyqanet gjeni zgjidhje pafund.
Por më i shtrenjti mund të blihet në Gjirafa50. Bëhet fjalë për Valentino, linja Uomo Born In Roma dhe shishja ka 100 ml. Është për meshkuj.
Për të parë më shumë, kliko KËTU