Nëse keni shtëpinë në ndonjë rrugicë apo edhe banesën në një hyrje të pandriçuar, atëherë bën mirë të keni edhe një elektrik dore.
Ju duhet edhe nëse dilni në kamping, peshkim apo edhe nëse dilni për një vrap në ndonjë park.
Mos shpenzoni baterinë e telefonit.
Në treg ka me dhjetëra e dhjetëra lloje, duke nisur nga pak euro e deri në 300 euro gati.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.
Elektrikun e dorës më të lirin e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Mund ta porosisni për 8.49 euro. Është i brendit çek Emos dhe ka një diodë shumë ndriçuese COB LED me fuqi prej 3 vat.
Në Foleja, elektriku i dorës më i liri kushton 13 euro. Është i markës EverActive dhe është perfekt për ata që e përdorin në baza ditore.
Në GjirafaMall gjeni edhe një elektrik dore qe ju shërben edhe si PowerBank, pra për të mbushur telefonin tuaj nëse mbeteni pa bateri dhe ndërkohë gjendeni në natyrë ku nuk rrjet të energjisë elektrike.
Në fakt në këtë dyqan dhe në Foleja, ka zgjidhe pa fund.
Dhe, elektrikun e dorës më të shtrenjtin e gjeni në Foleja. Kushton plot 273 euro. Është i brendit SupraBeam me 4200 lumen.
Për të parë më shumë, kliko KËTU