Pjatë sallate, lugë për servirje dhe enë për salcë – gjej më të lirat – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Pjatë sallate, lugë për servirje dhe enë për salcë – gjej më të lirat

11.07.2023

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Në këtë kohë të nxehtë bëni mirë të përzgjidhni ushqimin. Dhe ndoshta gjëja më e mirë është të hani sa më shumë sallata. Dhe nëse këtë e përgatisni në shtëpi dhe jeni meraklinj, atëherë në tregun online mund të gjeni edhe enë të ndryshme që ju ndihmojnë në përgatitje, por edhe të duken mirë.

Në treg gjeni për shembull pjatë për sallatë, lugë apostafat për servirje të sallatës dhe enë për salcën që do t’ia hidhni sallatës.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të mira.

Më së liri e gjeni një enë për sallatë. Është e thellë dhe me dizajn, ku shihen domatinat në degë. Është prej porcelani dhe mund të blihet në dyqanin online 75Mall për 3.90 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe lugën për servirje të sallatës me këtë çmim. Është e gjelbër dhe prej plastike të “butë”.

Në PemaMall, më së liri e gjeni një enë për sallatë. Është e thellë, porcelan dhe e gjelbër. Kushton 4.5 euro.

Gjeni edhe enë të vogla për salcë. Ajo e thjeshtë, pa dorëz, në 75Mall ofrohet si set me gjashtë copë dhe kushton 5.90 euro.

Në Gjirafa50, gjeni enë për salcë me dorëz dhe prej inoksi. Copa kushton 7.61 euro. Është e brendit Lumarko.

Në Jysk, gjeni lugën për servirje të sallatës. Është prej metali e lyer me ngjyrë ari. Kushton 8 euro.

Më së shtrenjti, nga këto që u duhen për sallatë, është një pjatë. Mund të blihet në Gjirafa50 dhe kushton 42.41 euro. Është një enë e thellë prej porcelani, ku e ka të gravuar mbishkrimin “Salad” dhe bashkë me të vjen edhe tabakaja prej druri.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU