Nëse jeni duke kërkuar një enëkulluese, atëherë në tregun online mund të gjeni të duhurën.
Ka të vogla për hapësira të vogla e ka edhe të mëdha. Po ashtu ka të plastikës e ka edhe prej metali.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Enëkulluesën më të lirë mund ta porosisni në dyqanin e-baa. Në fakt është veç një material me fibra që absorbon ujin, por nuk e lëshon poshtë. Mund ta shtrydhni pas çdo përdorimi apo ta lani në rrobalarëse deri në 30 gradë Celsius. Kushton 2.99 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe një platformë të sheshtë plastike, pra pa ndarëse, që kushton 2.99 euro. Ka dimensione 34x15x45 cm.
Nëse kërkoni një enëkulluese më të madhe plastike, me 2 “kate”, atëherë në e-baa mund ta porosisni për 6.99 euro. Është e bardhë.
Në GjirafaMall, enëkulluesja më e lirë kushton 8.49 euro. Është e verdhë me pak bardh dhe është e brendit Kassel. Është një lloj plastike e “butë” dhe kualitative.
Enëkulluesja më e lirë me ndarëse e prej metali, kushton 14.49 euro dhe është e brendit KingHoff.
Në këtë market gjeni edhe kulluesen për enë më të shtrenjtën. Ka dizajn unik, është prej inoksi dhe e markës Maestro. Kushton 33.5 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU