Është koha për lule – zgjidh vazon më të mirë

08.04.2024

Shperndaje:

Stina e pranverës karakterizohet më së shumti me gjelbërimin dhe lulet. Dhe nëse keni oborr bëni mirë të zgjidhni vazo nga më të ndryshmet. Por ka vazo edhe për ballkon. Aso që kapen për rrethoja.

Në tregun online ka dhjetëra lloje, sidomos në dyqanin Jysk.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Vazon më të lirë e gjeni një prej xhami. Është në formë të kavanozi, pra shërben për të mbajtur ndonjë trëndafil në ujë për disa ditë. Në Jysk e gjeni për 2 euro.

Për 2.75 euro, në këtë dyqan gjeni edhe një set me vazo të vogla prej qeramike dhe me ngjyra të ndryshme.

Gjeni edhe vazo metali të ngjyrave të ndryshme e që janë për ballkon. Kanë edhe kapësen që të ngjitet në rrethojë. Për 3 euro vjen seti me tri copë.

Pastaj për 6 euro. Mund të porosisni vazon Marvin. Ka litar dhe varet diku lart. Është tejet e bukur.

Për 50 centë më shumë, pra për 6.5 euro, gjeni vazo kopshti. Duken si me thurje druri, por në fakt është plastikë.

Në fakt, në Jysk gjeni zgjidhje pafund.

Vazoja më e shtrenjtë në këtë dyqan kushton 199 euro. Është e madhe, kënddrejtë dhe ka edhe pjesë prej druri që ngjitet për mur, e që mund të shërbejë për varje të ndonjë gjëje apo thjeshtë për stil.

Për të parë më shumë, kliko KËTU