Filtër për ujë të pijshëm – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Filtër për ujë të pijshëm – ku e gjeni më së liri

23.06.2024

Shperndaje:

Sado që mendoni se uji që vjen nga ujësjellësi është i pastër, ka gjithnjë mundësi që ai të pastrohet apo edhe t’i largohet ndonjë mineral i panevojshëm.

Kjo më së miri bëhet përmes filtrave që instalohen poshtë rubinetit në kuzhinën tuaj.

Dhe ka filtra të thjeshtë që kushtojnë pak euro, por ka edhe me teknologji të larët që kushton qindra euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Filtrin më të lirë e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Kushton vetëm 4.99 euro dhe është i brendit Dafi Classic. Ky filtër pastron ujin e rubinetit dhe zvogëlon ndjeshëm fortësinë e ujit. I përshtatet shumicës së rubineteve nga prodhuesit e tjerë dhe siguron deri në 150 litra ujë në muaj, i cili është një alternativë ndaj ujit në shishe. Po ashtu, pajisja kap papastërtitë mekanike.

Nga 5 deri në 10 euro, në Gjirafa50 gjeni edhe shumë lloje të filtrave.

E në Neptun, filtri më i lirë kushton 16 euro. Është i brendit Philips, por shitësi nuk ka dhënë më shumë detaje.

Dhe filtrin më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Me 11 për qind zbritje kushton 1,026.99 euro. Filtri i ujit është plotësisht automatik dhe i lehtë për t’u përdorur. Është i pajisur me një kontrollues digjital që mundëson performancë të lartë të pajisjes dhe me një valvulë rrotulluese. Përfshin testuesin e fortësisë së përgjithshme. Është i testuar dhe në përputhje me standardin evropian EN 14743. Presioni i punës minimal/maksimal është 1/8 bar. Prurja nominale varion nga 1440 në 1680 l/orë. Kapaciteti i shkëmbimit të joneve është nga 26 në 75 m³x ° dH në varësi të llojit të pajisjes.

Për të parë më shumë, kliko KËTU