Ofertat e hipermarketeve – 16 – 22 prill

16.04.2021

Shperndaje:

Si çdo të premte, hipermarketet Viva Fresh Store, ETC, Interex e SuperViva kanë dalë me fletushkat e reja, ku ofrohen zbritje për javën në vijim, 16 prill – 22 prill.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e broshurave, ku hipermarketet janë përqëndruar më së shumti në produkte të konsumit ditor.

Mishrat

Viva Fresh Store në ofertë ka mishin e grirë të viçit, ku një kg mund të blihet me 2.99 EURO nga 4.99 sa është çmimi i rregullt. ETC ka nxjerr në ofertë mish tul të viçit. 1 kg mish qafe mund të blihet për 4.99 EURO apo një euro më lirë. Ka në ofertë edhe muskuj pa asht, ku 1 kg kushton 5.49 EURO dhe mish qafe me asht, që mund të blihet për 3,49 EURO. Super Viva ka në ofertë mishin e grirë për 4.49 për kg.
Nga mishi i pulës, oferta ka në të gjitha hipermarketet. Në Viva Fresh Store kofshat e pulës dramstik mund të blihen 1.53 EURO për kg; në ETC kofsha pule 2 kg mund të blihen për 2.85 EURO; në Interex mish i bardhë 0.9 kg kushton 1.99 EURO; dhe në Super Viva mishi i bardhë 2 kg, i brendit Sara, kushton 2.35 EURO.

Mishrat e përpunuar


Viva Fresh Store dy lloje të suxhukut shtëpiak në ofertë, me çmime 2,85 EURO dhe 3.99 EURO. ETC ka suxhukun e saj shtëpiak në ofertë – 4.49 EURO. SuperViva ka suxhukun shtëpiak Orex në ofertë, me çmim 2.69 EURO për kg. Pra, nga ajo që reklamohet si suxhuk shtëpiak, më së liri një kg mund të blihet në Super Viva.
Nga mishi i përpunuar, Viva Fresh Store ofron edhe pashtetën Meka, që një paketim 95 gramësh mund të blihet për 0.45 EURO. Sallam pule Wudy 350 gr kushton 0.69 EURO; salsiçe wurstel 1 kg 1.85 EURO. ETC ofron salsiçe pule industriale për 1.09 EURO për kg, por nuk e ka specifikuar emrin e firmës. Pashteta Argeta mund të blihet për 0.69 EURO; si dhe qoftet për 3.49 EURO për kg. Interex ofron salsiçe 3 x 100 gr për 0.59 EURO, sallam pule Bosna 450 gr për 0.69 EURO dhe qebapa Apetit, 0.5 kg për 1.49 EURO. Në Super Visa mund të gjeni sallamin më të lirë. Ai i firmës Orex 280 gr (pulë dhe viç) kushton 0.39 EURO. Salsiçet Wudy 100-gramëshe janë në ofertë për 0.25 EURO.

Bylmeti


Nga bylmeti, Viva Fresh Store në ofertë ka qumështin Meggle për 0.65 EURO për litër. Ka edhe kremin për zierje në ofertë Hole, 1.49 EURO për litër dhe ajkën Meggle 850 gr për 1,49 EURO. ETC ka në aksion djathin Drena, 2 kg për 6.39 EURO, pastaj jogurtin Natura 1L – 0.69 EURO dhe ajkën Schmand 200 gr për 0.44 EURO. Interexi në aksion ka jogurtin Natura për 0.69 EURO, djathin Drena 2 kg për 6.29 EURO dhe mazën që e përshkruan si tradicionale të Drenës, 2.49 EURO për kg. Super Viva ka qumështin Bimilk në aksion për 0.69 EURO; pastaj ajkën pa sheqer 0.5 L për 0.79 EURO dhe jogurtin Eurolona 1 L për 0.49 EURO. Është jogurti më i lirë në hipermarkete për këtë javë.

Miell dhe brumëra


Viva Fresh Store ofron miell Dellino 5 kg – tip 400 për 1.83 EURO; pastaj makarona 500 gr Divella për 0.55 EURO. ETC ofron miell në thes 25 kg të Delinos me çmim 7.99. Makarona në aksion i ka ato që i prodhon vetë, Pi-Ki, ku një qese 400 gr kushton 0.39 EURO. Interexi në ofertë ka makaronat Reggia, ku një qese 500 gr kushton 0.49 EURO dhe miellin Dellino 5 kg për 1,85 EURO. Super Viva ka në aksion makaronat Divella, 500 gr për 0.55 EURO.

Detergjente dhe të tjera


Viva Fresh Store ka disa lloje të produkteve të tilla në aksion. Detergjenti për rroba Dalli 7.15 kg mund të blihet për 9.99 EURO, letër toaleti Soft (10 copë) mund të blihen për 1.49 EURO. Në ETC detergjenti Merix 6 kg mund të blihet më 4.99 EURO; kurse letra e toaletit më e lira është ajo Bora (8+2) me çmim 1.49 EURO. Në Interex, në aksion është detergjenti Merix 3 kg me çmim 2.29 EURO, kurse nga letrat e toaletit në ofertë janë Zewa (10 copë) 1.99 EURO dhe Uno 2-shtresore (10 cope) 0.89 EURO. Superviva në aksion ka detergjentin Dax 3kg që mund të blihet për 1.49 EURO; letrat e toaletit Rivea (10 copë) 1.29 EURO.
Meridian Express këtë herë ka dalë me një mini-broshurë, ku ka reklamuar vetëm qumështin Gala 0.69 EURO për litër dhe kaçikat Lezita 1 kg për 2.29 EURO.

Broshurat: Viva Fresh, ETC, Interex, Superviva, Meridian