Fritezë pa vaj – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Fritezë pa vaj – ku e gjeni më së liri

25.03.2022

Shperndaje:

Ka kohë që njerëzit po i shmangin ushqimet e pashëndetshme dhe mes tyre hyjnë edhe patatet e skuqura apo pomfriti si njihet gjerësisht. E tash, me shtrenjtimin e vajit për ushqim, ky lloj ushqimi është bërë edhe i dëmshëm edhe i shtrenjtë.

Por ka gjithnjë zgjidhje. Në tregun online mund të gjeni friteza ku mund të përgatisni pa vaj dhe jo vetëm pomfritin, por shumë specialitete të tjera pa ia humbur shijen e vërtetë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e këtyre fritezave, pa vaj.

Fritezën pa vaj më të lirë mund ta gjeni në Gjirafa50. Është e brendit Lial, ka kapacitet 3.5 L dhe kushton me zbritje 5 për qind, 59 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe fritezën pa vaj më të shtrenjtë në treg. Kushton 189.31 euro dhe është e brendit gjerman Tefal.

Friteza pa vaj gjeni edhe në dyqanin PemaMall. Më e lira kushton 84 euro dhe është e brendit Sencor.

I të njëjtit brend, por me vëllim dhe fuqi më të madhe, kushton 110 euro. Mund të përgatisni pos pomfritit, edhe qofte, kofshë pule, peshk, mufinsa e të tjera.


Për të parë më shumë oferta, kliko KËTU