Frigoriferi juaj në kuzhinë ka edhe pjesën për ngrirje të thellë, por zakonisht është e pamjaftueshme për t’i ruajtur të gjitha ushqimet që i kemi.
E gjeni me emrin ‘frigorifer me ngrirje të thellë’ apo edhe vetëm ‘friz’.
Në tregun online ka goxha zgjidhje për friza, pra pa pjesën e frigoriferit dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e këtyre produkteve.
Frizin më të lirë e gjeni në marketin Neptun. Është i brendit Beko dhe ka kapacitet 98 litra. Madhësia e frizit është 84x54x54.5 cm dhe kushton 199 euro, por me kartelë të anëtarësisë mund ta merrni për 129 euro.
Në këtë dyqan, një friz me dimensione pak a shumë të njëjta, por i brendit Fuego, kushton 135 euro.
Pas Neptunit, frizin më të lirë e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Ka kapacitet 99 litra, është i brendit Midea dhe me zbritje mund ta porosisni për 149 euro.
Në E-baa, një friz me kapacitet 142 litra, po i brendit Midea, mund të porositet për 159 euro. Ka gjerësi:73 cm, lartësi: 85 cm dhe thellësi: 52.3 cm.
Nëse kërkoni friz veritkal, pra i hollë si frigorifer, atëherë më të lirin e gjeni në GjirafaMall. Është i brendit Hugo, me kapacitet 182 litra dhe kushton 239 euro.
Po ashtu edhe frizi më i shtrenjtë është një vertikal, që mund të porositet po në GjirafaMall. Është i brendit Electrolux dhe kushton 889 euro. Ka kapacitet 280 litra dhe është me 7 rafte.
Për të parë më shumë, kliko KËTU