Çfarë thuani që dhoma e ndenjës të pastrohet teksa ju jeni në punë, ndërkohë që nuk e keni oblikuar askë ta kryejë këtë punë? Me daljen e fshesave robotike kjo është e mundur. Thjeshtë duhet ta komandoni përmes aplikacionit nga vendi ku jeni apo edhe përmes zërit nëse jeni në shtëpi.
Fshesa thjeshtë do të krijojë vetë një hartë të zonës së papastërtisë dhe do të thithë pluhurin dhe të tjerat ndyrësira.
Në tregun online gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Fshesën më të lirë robotike e gjeni në dyqanin online PemaMall. Është e brendit Roomba dhe përmes aplikacionit iRobot Home, ajo do të punojë për mrekulli. Roomba 676 rimbush veten kur mbaron puna. Sistemi i fuqishëm i pastrimit kap papastërtitë, pluhurin, të gjitha llojet e qimeve dhe mbeturinat më të mëdha nga dyshemetë e forta e qilimat. Me sensorë të patentuar të zbulimit të papastërtisë, Roomba 676 punon më shumë aty ku fshihet papastërtia. Kushton 329.90 euro.
Fshesë robotike gjeni edhe në Gjirafa50. Është e brendit Xiaomi dhe kushton 365.50 euro. Posedon sistem të sofistikuar të navigimit me lazer LDS me 15 sensorë, përmes të cilave krijon një hartë të zonës për pastrim. Ka fuqi thithëse 2100 Pa dhe vëllim të enës së pluhurit 550 ml. Ka disa lloje të pastrimit dhe mund të kontrollohet përmes aplikacionit ose zërit Google Assistant, Alexa.
Fshesa më e shtrenjtë robotike mund të blihet në PemaMall për 999.90 euro. Është e brendit Roomba, modeli i7+.
Për të parë më shumë lloje e specifika, kliko KËTU