Sot thuajse çdo shtëpi ka laptop. Është i domosdoshëm për të kryer detyrat ditore.
E nëse jepni qindra euro për një laptop, atëherë bëni mirë të blini edhe një ftohës për të.
Ia shtoni jetëgjatësinë duke ia ruajtur procesorin.
Edhe një gjë, ju që e përdorni, sidomos meshkujt, nuk është mirë as për juve e as për laptopin ta mbani në prehër.
Në tregun online ka shumë lloje të ftohësve dhe nuk kushtojnë shumë. Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Ftohësin më të lirë e gjeni në Foleja. Është për notebook dhe kushton vetëm 10.70 euro.
E për laptop, ftohësin më të lirë në Foleja mund ta blini për 12 euro. Është i markës Gembird.
Në GjirafaMall, ftohësin më të lirë e gjeni për 21.99 euro. Është edhe ftohës edhe mbajtës, pra njëlloj tavoline. Emri i markës nuk është precizuar.
E për 23.5 euro, në këtë dyqan mund të porosisni ftohësin, që po ashtu është edhe mbajtës të brendit Techly. Mban laptop me diametër deri në 17.3 inch.
Gjirafa50, ftohësin më të lirë e ofron për 46.50 euro. Është i brendit Genesis, ka një USB, mban laptop nga 15.6 deri në 17.3 inch dhe ka 5 ftohës.
Dhe, ftohësi më i shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Është i brendit Thermaltake dhe ka edhe shumë opsione të integruara. Nga 125.48 euro, me zbritje ofrohet për 89.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU