Fustane të brendeve sportive – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Fustane të brendeve sportive – ku i gjeni më së liri

05.02.2024

Shperndaje:

Sapo përmendet fustani, mund t’ju shkojë mendja te klasikja dhe serioziteti. Por ka edhe fustane “sportive” apo të brendeve sportive, si Puma, Nike, Adidas e të tjera, e që mund t’i kombinoni me atlete.

Plus, moti po përmirësohet dhe koha e tyre po vjen. Andaj platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Fustanin më të lirë “sportiv” e gjeni në SunaSport. Mund ta porosisni online për 28 euro. Është i kuq dhe i brendit Adidas. Është prej materialit të pambukut dhe i hapur lartë.

Në InterSport, mund të porosisni një fustan të brendit Puma për 30 euro. Ka mëngë të shkurta, është ngjyrë rozë dhe e ka logon e madhe përpara.

Në këtë dyqan, gjeni edhe disa fustane të Pumas, me këtë çmim apo pak më shtrenjtë – 35 euro.

Fustani më i shtrenjtë, në këtë kërkim, është një 64 euro. Është i zi komplet, ndërsa pjesën lartë e ka në formë tutave. Pra është i shkurtër, mbi gju, por me mëngë të gjata. Është i brendit Adidas dhe ka një patent të vogël përpara.

Për të parë më shumë, kliko KËTU