Gjithnjë e më shumë, qytetarët janë vënë pas ushqimeve të thata, por nëse vendosni të hani diçka me lugë, atëherë patjetër se ju duhet edhe garuzhda.
Ju duhet për çdo gjellë të lëngshme që ta servoni.
Në tregun online ka zgjidhje të shumta, qoftë të porosisni veç garuzhdë, qoftë si set ku vijnë edhe disa aksesorë të tjerë për kuzhinë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Garuzhdën më të lirë mund ta porosisni në dyqanin online GjirafaMall. Është e brendit Lemart, 29 cm e gjatë dhe bishtin e ka të drurit, kurse pjesën e poshtme prej silikoni në mënyrë që të mos i grithni tenxheret. Kushton 3.19 euro.
Garuzhda gjeni edhe në marketin tjetër online Foleja. Më e lira kushton 3.90 euro. Bishtin e ka prej inoksi, kurse pjesën e poshtme të silikonit. Edhe ajo është e markës Lemart.
E në 75Mall, garuzhda ofrohet si set edhe me tri pajisje të tjera për kuzhinë. Seti kushton 12.90 euro dhe pos garuzhdës është edhe shpatulla, një lugë e madhe dhe një lugë për shpageta. Janë të gjitha prej inoksi dhe të brendit Grunka.
Dhe garuzhda më e shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është e brendit Gefu. Ka dorëz të plastikës dhe pjesën e poshtme e ka prej inoksi. Kushton 39.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU