Një klikë me fjalën kyç “gërshërë” dhe ju shfaqen me dhjetëra lloje.
Në fakt, ato janë të domosdoshme për çdo shtëpi për të prerë diçka.
Gjeni gërshërë për më pak se një euro e deri tek ato më profesionale që kushtojnë më shumë, varësisht për çka ju duhen.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Gërshërët më të lira i gjeni në E-baa. Pos atyre të plastikës që janë për fëmijë për të luajtur e që kushtojnë nga 0.19 euro, në këtë dyqan gjeni gërshërë të vogla për 0.69 euro. Dorëzat i kanë nga plastika e tehun nga inoksi. Janë 12 cm të gjata.
Në këtë market online gjeni edhe gërshërët e mëdha më së liri. Kushtojnë 1.99 euro.
Në 75Mall. Për 3.20 euro mund të porosisni një set gërshërësh. Vijnë një palë të vogla e një palë të mëdha. Dorëzat i kanë nga plastika, ngjyrë hiri, kurse tehun nga inoksi.
Në Interclick, për 3.79 euro gjeni gërshërë të vogla për prerje të flokëve. Janë të brendit Ovnak dhe komplet janë nga metali.
Në GjirafaMall, gërshërët më të lira janë ato të madhësisë standarde – të mëdha (25 cm). Janë të markës QConnect dhe kushtojnë 4.49 euro.
Në Neptun gjeni gërshërë vetëm për kuzhinë. Janë të brendit Tefal dhe kushtojnë 15 euro.
Dhe gërshërët më të shtrenjta janë ato për rrobaqepës. I gjeni në GjirafaMall dhe janë të markës Victorinox. Kushtojnë 47.07 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU