Gjalpë kikiriku – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Gjalpë kikiriku – ku e gjeni më së liri

03.08.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Qytetarët gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen për ushqimin që duhet të hanë. Çka të marrin e çka të shmangin nga dieta e tyre.

Nëse jeni meraklinj të kremrave të ndryshme për lyerje të bukës, shmangni ata me sheqer dhe merrni një gjalpë kikiriku, për shembull.

Është i shëndetshëm, por edhe i shijshëm dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.

Gjalpin më të lirë të kikirikut e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Kavanozin me 300 gr. të brendit Pelini’s, mund ta porosisni për 2.8 euro.

Të njëjtin kavanoz, por me çokollatë të zezë shtesë, mund ta blini për 3.2 euro.

Në Spar, një kavanoz me 350 gr. gjalpë kikiriku mund të porositet për 3.99 euro. Është i prodhuar enkas për rrjetin Spar.

Dhe gjalpin e kikirikut më të shtrenjtin e gjeni në marketin E-baa. Ofrohen dy lloje dhe kavanozi ka 500 gr. gjalpë. Është i brendit Go On. Njëri lloj është më i hollë e tjetri më i trashë. Kavanozi kushton 5.13 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU