Dormeo e Jysk, shitës të ri të integruar në platformën SaKushton

01.11.2022

Shperndaje:

Gamës së gjërë të top brendeve në vend e që janë shitës të integruar në platformën SaKushton, u janë shtuar edhe dy të tjerë – Dormeo dhe Jysk.

Produkte nga më të ndryshmet për dhoma gjumi, kuzhinë, kopshte e të tjera mund t’i gjeni te këta dy gjigantë ndërkombëtar përmes vetëm një klikimi në SaKushton.

Jysk

Kjo kompani skandinave ofron rrjet të gjerë dhe standard danez. Është rrjet që e bën mobilimin e çdo dhome e shtëpie shumë më të lehtë, e shpesh edhe më të lirë.

Ka me më shumë se 3.200 dyqane në gjithë botën, e disa dhjetëra edhe në Kosovë.

Në Jysk mund të gjeni produkte nga më të ndryshmet për dhoma të fjetjes, banjo, zyrë, dhomë të ndenjes/të ngrënies, magazinim, perde/grila, kopsht, artikuj shtëpiak e shumëçka tjetër.

Kompania e themeluar më 1979 në Danimarkë, sot numëron rreth 32.000 punëtorë në gjithë botën. Ka qarkullim vjetor prej rreth 5 miliardë eurosh.

Dormeo

Një tjetër gjigant ndërkombëtar i specializuar për dyshekë dhe produkte të tjera për dhoma të gjumit dhe më tepër se kaq.

Kompania u themelua në Slloveni më 1992, por shumë shpejt u bë lidere në Evropën Qendrore e Lindore për produktet që ofron.

Në Dormeo mund të gjeni dyshekë, shtresa, jastëk, jorgan, batanije, çarçafë, produkte për fëmijë, mobilje, produkte për banjo, aksesorë e shumëçka tjetër.

Ofron produkte online, në dyqane, përmes telemarketingut, katalogjeve dhe partnerëve.

Kompania numëron mbi 5.000 punëtorë e qindra dyqane, duke i përfshirë edhe ato në qendrat më të mëdha të Kosovës.