Gota për uiski – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Gota për uiski – ku i gjeni më së liri

29.10.2024

Shperndaje:

Nëse jeni meraklinj të Whiskeyt (uiskit), atëherë duhet t’i keni në shtëpi apo zyrë edhe gotat e posaçme për këtë pije alkoolike.

Janë të veçanta dhe njihen si gota për uiski.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri, gotat për uiski i gjeni në dyqanin online Foleja. Seti me 6 copë kushton 4.90 euro. Janë të brendit Lucente, të tejdukshme dhe me vëllim 340 ml.

E në këtë dyqan gjeni edhe më të mira e më të shtrenjta. Për shembull për 9 euro, mund ta porosisni setin me 4 copë, jo gjashtë, të brendit Leafy. Vëllimi i gotës është 300 ml.

Gota për uiski gjeni edhe në GjirafaMall. Seti më i lirë kushton 13 euro. Gotat janë të markës Churchill Nude dhe seti ka 4 copë. Janë të punuara nga kristali pa plumb dhe vëllimi i gotës është 310 ml.

E në këtë market online gjeni edhe gotat më të shtrenjta të uiskit. Seti i brendit Zwilling Sorrento me vetëm dy copë kushton 47.42 euro. Sipas përshkrimit të shitësit, gotat me xham të dyfishtë janë projektuar nga stilisti italian Matteo Thun. Pra copa i bie të kushtojë 23.71 euro. Vëllimi i tyre është 266 ml.

Për të parë më shumë, kliko KËTU