Gota për verë dhe birrë – ku i gjeni më së liri

19.08.2022

Shperndaje:

Sado e mirë të jetë vera apo birra, duhet edhe një gotë e mirë për ta shijuar më shumë.

Natyrisht, vera “është sport më i rëndë” dhe gotat për të janë më të shtrenjta.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të gotave për këto pije alkoolike dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Gota për verë

Gotat më të lira për verë i gjeni në Gjirafa50. Kompleti me dy copë, me vëllim 0.61 L secila, kushton 4.50 apo 2.25 copa. Janë të brendit Enoteca.

Në Aztech, kompleti më i lirë i gotave të verës kushton 9.99 euro. Janë 6 copë të llojit Marco Collection. Janë për verë të bardhë.

Në 75Mall, po ashtu ofrohen gota për verë të bardhë. Kompleti më 4 copë kushton 16.99 euro. Janë të llojit Sublime.

Dhe gotat më të shtrenjta në tregun online mund t’i porosisni në Gjirafa50. Kompleti prej 6 copësh, brendi Wosso, kushton 60 euro apo 10 euro copa.

Gota për birrë

Gota të birrës ka diçka më pak zgjidhje. Më e lira ofrohet në Gjirafa50. Tri copë kushtojnë 3.50 euro. Janë të gjata me xham të hollë.

Në këtë dyqan online mund të gjeni edhe gota “krigëll”. Dy copë kushtojnë 4.90 euro.

Gjeni edhe lloj gotash për birrë që kanë formën si të atyre të verës, por pak më të gjata. Kompleti me gjashtë copë kushton 6.70 euro.