Ju mund ta hidhni në çdo lloj gote, por shampanja ka ato të vetat speciale. Në fakt, secila pije, sidomos alkoolike ka gotat e saj, duke nisur nga vera, rakia apo birra.
Sot do të flasim për gotat e shampanjës. Dhe meqë llogaritet si pije e veçantë, për festa dhe ngjarje të ngjashme, atëherë bëni mirë t’i keni edhe gotat e veçanta.
Në tregun online ka goxha zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Gotat më të lira të shampanjës i gjeni në dyqanin online e-baa. Seti i brendit Lav me gjashtë copë kushton 5.99 euro. Kanë vëllim 195 ml.
Nëse ndani pak më shumë, atëherë në këtë market mund të porosisni setin e gotave Vinetis me vëllim 230 ml. Gjashtë copë kushtojnë 7.99 euro.
Për 12.99 euro, mund të porosisni ca gota më speciale, më me dizajn më “aristokrat”. Janë të brendit Timeless dhe seti ka katër copë.
E në GjirafaMall, gotat po Timeless, por më të gjëra, janë edhe më të lirat. Seti me katër copë kushton 15 euro.
E për fund, gotat më të shtrenjta të shampanjës. Ato mund t’i blini në e-baa. Janë të brendit Aria dhe seti me 6 copë kushton 22.9 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU