Tash që ngadalë po shkon dimri, duhet të bëheni gati për të mbledhur fletët e kalbura dhe për të pastruar oborrin, kush ka.
E ata që kanë oborr, një prej pajisjeve që u duhet është edhe grabuja.
Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe gjeni forma të ndryshme të grabujave.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Grabujën më të lirë e gjeni në marketin online GjirafaMall. Është e markës McGarden dhe pa bisht. Kushton 5.49 euro dhe është në formë trekëndëshi.
E nëse e dëshironi edhe bishtin, atëherë duhet të ndani edhe 5.49 euro. Ka gjatësi 130 cm.
Një grabujë më e fortë me 12 dhëmbë, me të cilën edhe mund të rrafshoni bahçen para mbjelljes, kushton 8.49 euro.
Grabuja gjeni edhe në marketin tjetër online Foleja. Më e lira kushton 11.70 euro dhe është e brendit Fiskars. Ka një bisht të shkurtër, por mund t’ia vendosni një më të gjatë. Është me fije çeliku dhe e përshtatshme për shtretërit e ngushtë të bimëve.
Grabuja më e shtrenjtë është po e brendit Fiskars. E gjeni në GjirafaMall dhe është me bisht të saj. Kushton 35.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU