Grirëse letrash – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Grirëse letrash – ku e gjeni më së liri

16.04.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Janë ca dokumente, që asnjëherë nuk bën të hidhen në shportën e mbeturinave, pavarësisht se më nuk ju duhen. Duhet të mbeten sekret. Kjo vlen më shumë për kompani të ndryshme, por edhe për persona fizikë.

Për të zhdukur këto letra/dokumente, atëherë ju duhet një grirëse letrash. E fusni fletën A4 dhe nga ajo do të bëhen qindra copë të imëta.

Në tregun online ka zgjidhje të shumta, duke nisur nga grirëse e vogla që mund t’i ketë çdo shtëpi dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar ato.

Dhe më e lira është një grirëse mini. Kushton vetëm 19.5 euro në Gjirafa50. Është e brendit Hama, modeli S6. Është e aftë të grijë deri në 6 fletë njëherësh.

Një e ngjashme, por e markës Esperanza, në Foleja kushton 24 euro, që është edhe më e lira grirëse në këtë dyqan.

Nëse kërkoni një grirëse pak më të madhe e më të fortë, atëherë në 75Mall mund të blihet më e lira. Është e brendit Delli dhe me zbritje nga 89.90 euro, mund ta porosisni për 59.90 euro.

Në GjirafaMall, grirësja më e lirë mund të porositet për 105.99 euro. Është e markës gjermane Dahle.

E nëse kërkoni një profesionale, atëherë më e shtrenjta mund të blihet në Gjirafa50. Është e brendit ProSchredder, me 550 vat fuqi dhe me zbritje mund ta porosisni për 859.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU