Gyp për ujitje – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Gyp për ujitje – ku e gjeni më së liri

28.03.2022

Shperndaje:

Tash me ardhjen e pranverës, rregullimi i kopshtit është detyrë që s’bën të anashkalohet. E një prej pajisjeve të domosdoshme, është edhe gypi për ujitje.

Në tregun online mund të gjeni shumë lloje të gypave për ujitje, të gjatësive e gjerësive të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Gypin më të lirë për ujitje apo pastrime të ndryshme, mund ta porosisni në PemaMall. Gypi me gjatësi 20 metra e diametër 1/2″, kushton 6.90 euro me zbrijte. Çmimi i rregullt është 12.35 euro dhe është prodhim i Neo Tools.

Në këtë dyqan, gypin më të shtrenjtë e gjeni për 45.90 euro, po ashtu me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 66.90 euro. Është i firmës Neo Tools dhe profesional. Ka gjatësi 50 metra, derisa diametri i gypit është standard, 1/2″.

Shumë lloje të gypave i gjeni edhe në Gjirafa50. Gypi më i lirë në këtë dyqan online është ai 30 metra i gjatë, me diametër 1/2″, brendi AW Tools. Kushton 17.71 euro. Është treshtresor nga polisteri dhe rezistent ndaj rrezeve ultra-vjollcë. Mund të shfrytëzohet edhe për pompim të ujit për shkak të cilësisë që ka.

Gypi më i shtrenjtë mund të porositet po në Gjirafa50. Është i brendit Gardena, me elasticitet të lartë. Është 50 metra i gjatë, ka diametër standard dhe kushton 79.45 euro.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU