Hapës elektrik për shishe të verës me tapë – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Hapës elektrik për shishe të verës me tapë – ku e gjeni më së liri

14.01.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Një shishe të lëngut apo edhe të birrës mund ta hapni me çka do, qoftë edhe me një lugë apo pirun. Pra bën edhe pa çelës. Por kështu nuk mund të veproni me hapjen e shisheve të verës me tapë.

Ju duhet një çelës apo një hapës vere, e ne sot do t’ju prezantojmë një hapës elektrik për shishe të verës me tapë. Bateria mbushet përmes adapterit dhe me një mbushje mund të hapni me dhjetëra shishe.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Hapësin elektrik më të lirë mund ta porosisni në dyqanin e-baa. Kushton 12.90 euro dhe mund të hapë një tapë në vetëm disa sekonda dhe deri në 60 tapa përpara se të ketë nevojë për rimbushje. Përfshin një ruajtës vere të ripërdorshme për të bllokuar oksigjenin dhe për të ruajtur aromën.

Në GjirafaMall, një hapës elektrik i brendit Adler mund të porositet për 14.49 euro me zbritje nga 23.33 euro sa ishte më parë. Për dizajn më unik ka edhe drita lled dhe posedon edhe një prerës për folje alumini.

Hapës mund të gjeni edhe në 75Mall, ku ofrohet edhe produkti më i shtrenjtë. Me zbritje kushton 19.90 euro. Ka bateri prej litiumi dhe ka edhe opsionin e pompës me vakuum për të tërhequr tapën.

Për të parë më shumë, kliko KËTU