Hekur vertikal me avull – ku e gjeni më së liri

13.02.2023

Shperndaje:

Shpesh, teksa hekurosni keni merakun mos rrobat po u kapen për hekur apo se me çfarë temperature të hekurosni një material të caktuar. Për këtë sot ka zgjidhje. Është hekuri me avull që funksionon thuajse pa prekje.

Janë aq të përshtatshëm, sa mund të hekurosni një këmishë për shembull, edhe nëse e keni të veshur në trup.

Në tregun online gjeni shumë lloje të këtyre hekurave vertikal dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kujdes! Edhe hekurat klasikë lëshojnë avull, por ata funksionojnë duke rënduar me ta mbi rroba.

Hekurin më të lirë me avull e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit Esperanza me fuqi 800 watt dhe kushton 15.94 euro.

Në këtë dyqan, për 28.14 euro, gjeni hekurin e brendit Noveen me 1100 watt fuqi.

Në PemaMall, hekurin më të lirë me avull, e gjeni atë të brendit Philips. Ka 1000 watt fuqi dhe kushton 79.90 euro.

Po në PemaMall, gjeni edhe hekurin vertikal më të shtrenjtin në tregun online. Është po ashtu i brendit Philips dhe kushton 292.90 euro. Ka 2000 watt fuqi.

Për të parë më shumë, kliko KËTU