Hekur për hekurosje – ku e gjeni më së liri

14.02.2022

Shperndaje:

E dini se sot mund të gjeni hekur për hekurosje edhe me 5 apo 6 euro? Ka plot në treg.

Por nëse keni vendosur të blini një për shtëpi, atëherë ndani të paktën 20 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e hekurave në tregun online.

Hekuri më i lirë mbi këtë çmim mund të blihet në Gjirafa50. Ofrohet hekuri me avull i brendit Esperanza për 21.15 euro. Edhe hekuri tradicional, me fërkim përmes pllakës, më i liri mund të blihet në Gjirafa50. Kushton 21.40 euro dhe është i firmës Mesko. Ka rezervuar për ujë dhe mekanizëm që pengon formimin e gëlqeres.

Në dyqanin e teknologjisë dhe pajisjeve shtëpiake, Aztech, hekurin më të lirë e gjeni për 29.99 euro dhe është i brendit Tefal. Ka 1.800 vat fuqi.

Në rrjetin Neptun, hekuri më i lirë është po i brendit Tefal dhe kushton 159 euro. Ka fuqi 3.000 vat, rezervuar për ujë dhe shumë funksione të tjera që e bëjnë shumë të lehtë hekurosjen.

Në këtë dyqan, mund të blihet edhe hekuri më i shtrenjtë në treg. Është hekur i brendit Philips. Kushton 429 euro, ka kapacitet të rezervuarit të ujit 1.8L dhe ngrohet për 2 minuta.


Për të parë të gjitha llojet e hekurit, kliko KËTU