Nëse në tekstin e kaluar kemi shkruar lidhur me ofertën për pantallona skijimi (Lexo KËTU), kësaj here do të përqendrohemi në helmetën e skijimit, po ashtu e nevojshme për këtë lloj sporti.
Në tregun online ka me dhjetëra e dhjetëra lloje, nga 40 euro e deri në mbi 200 euro.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Helmetën më të lirë e gjeni në dyqanin online Foleja. Është me zbritje – 41 euro, pasi çmimi i rregullt është 53 euro. Është e markës Meteor, ngjyrë rozë dhe përputhet me Standardin Evropian për pajisje mbrojtëse personale. Është për femra. Një e bardhë e markës dhe llojit të njëjtë është për meshkuj, e ka edhe unisex – është një e kaltër.
Për vetëm një euro më shumë, në GjirafaMall, gjeni helmetën më të lirë në këtë market. Është e brendit Iguana, madhësia S dhe është ngjyrë hiri e mbyllur. Me zbritje kushton 41.99 euro, teksa çmimi i mëparshëm ishte 79.50 euro.
Nëse doni helmetë për fëmijë, atëherë më së liri e ofron Foleja. Për 81 euro mund ta porosisni helmetën e markës 4F. Është ngjyrë rozë, pra për vajza.
Në këto dyqane, Foleja e GjirafaMall ka edhe shumë zgjidhje të tjera.
Helmetat më të shtrenjta kushtojnë mbi 200 euro.
Në Foleja, më e shtrenjta ka çmim 227 euro dhe vjen me 30 euro zbritje. Është e markës Casco, për të rritur dhe unisex. Ofron mbrojtje të lartë falë rezistencës ndaj goditjeve dhe është e pajisur me ventilim për komoditet maksimal gjatë përdorimit.
E më e shtrenjta helmetë mund të porositet në GjirafaMall, edhe aty me zbritje. Helmeta e brendit Livall kushton 235.50 euro. Është edhe smart dhe përfshinë edhe komunikim të avancuar të dyanshëm e madje edhe thirrje automatike për ndihmë kur ju nevojitet.
Për të parë më shumë, kliko KËTU