iPhone 12 – ku e gjeni më së liri

29.09.2021

Shperndaje:

Modeli i fundit i Apple, iPhone 13 është promovuar para pak ditësh, por në tregun kosovar ende nuk ka mbërritur. Tash për tash ka vetëm mbrojtëse për këtë lloj telefoni. E derisa të mbërrijë iPhone 13, bën edhe iPhone 12.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e këtij lloj celulari në platformën online.

iPhone 12 më i liri gjendet në platformën “eGjeta”. iPhone 12 me 4GB memorje dhe 64 GB hapësirë të brendshme kushton 880 euro. Në fakt, me të njëjtin çmim dhe të njëjtat performanca, ky dyqan online ofron pesë llloj ngjyrash: të bardhë, të zezë, të kaltër, të gjelbër dhe rozë.

I njëjti telefon me të njëjtat performanca në “Gjirafa50”, ngjyrë vjollcë kushton 901.92 euro.

Në Neptun është edhe më shtrenjtë, ofrohen dy lloj ngjyrash: bardh dhe zi me çmim 1049 euro secili. Edhe këta kanë 4GB memorje dhe 64 GB hapësirë të brendshme.

Në “eGjeta” kushton më së liri edhe iPhone 12 me 4 GB memorje dhe 128 GB hapësirë e brendshme. Për këtë shtesë të hapërsirës së brendshme duhet të paguani 1098.50 euro. Gjeni katër lloj ngjyrash me këtë çmim dhe këto performanca.

Me 128 GB hapësirë të brendshme gjeni edhe në Neptun dhe kushton 1.149 euro.

Ndërkohë, në treg ka edhe iPhone 12 me 256 GB hapësirë të brendshme dhe 4 GB memorje. Më i liri me këto performanca gjendet në “eGjeta” – 1.190 euro. Ofrohen pesë lloj ngjyrash.
Në treg ofrohen edhe iPhone 12 Mini dhe iPhone 12 Pro Max.

Për më shumë, klikoni KËTU