iPhone 13, Pro dhe Pro Max – ku e gjeni më së liri

15.10.2021

Shperndaje:

Për meraklinjtë e teknologjisë së fundit, më në fund ka ardhur në tregun kosovar edhe iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro dhe Pro Max. Është modeli i fundit i lansuar nga gjiganti Apple para pak ditësh.
Platforma SaKushton ka analizuar çmimet e këtyre telefonave të mençur.

Në fakt, iPhone 13 tash për tash me kërkim në tregun online rezulton se ka vetëm në dyqanin e shitjeve me pakicë, Neptun.
iPhonë 13 me 6 GB memorje dhe 128 GB hapësirë të brendshme kushton 1.049 euro. Ofrohet në disa ngjyra, si e kuqe dhe pink.


Për 300 euro më shtrenjtë është iPhone 13 Pro, kushton 1.349 euro. Ka 6 GB memorje dhe 128 GB hapësirë të brendshme. Është vetëm një ngjyrë, e argjendtë.


E për 110 euro më shumë – 1.459, mund të bleni iPhone 13 Pro Max. Vjen po ashtu me 6 Gb memorje dhe 128 GB hapësirë të brendshme. E gjeni ngjyrë blu të çelët dhe të argjendtë.


Nëse kërkoni dyfishin e hapësirës së brendshme, 256 Gb, atëherë duhet të paguani 1.599 euro. Janë disa ngjyra.


Për 512 Gb hapësirë të brendshme dhe 6 Gb memorje duhet të ndani 1.859 euro. Ofrohen tri ngjyra.


Dhe modeli më i shtrenjtë është ai me 8 Gb memorje dhe 1 TeraByte (TB) hapësirë të brendshme. iPhone 13 Pro Max me këto statistika, ngjyrë blu kushton 2.129 euro.

Për të parë të gjitha modelet dhe specifikat, kliko KËTU