Iphone 15 tashmë llogaritet model i vjetër – ku e gjeni me zbritje dhe më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Iphone 15 tashmë llogaritet model i vjetër – ku e gjeni me zbritje dhe më së liri

15.09.2024

Shperndaje:

Adhuruesit e Iphonëve, normal kush i ka mundësitë, tashmë kanë mundësi t’i bëjnë porositë për modelin 16, që del në shitje më 20 shtator.

Dhe me daljen e Iphone 16 në shitje, modeli Iphone 15 llogaritet i vjetër. Megjithatë edhe ky model vlen dhe kushton, ndonëse mund të merret në shumë vende me zbritje.

Në tregun online ka goxha zgjidhje të Iphone 15 dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Iphone 15 më i liri në treg mund të porositet në GjirafaMall. Nga 1,099.50 euro mund ta porosisni për 919.50 euro me zbritje. Ka ngjyrë rozë dhe të zezë dhe pajisja vjen me 6 GB Ram dhe 128 GB memorje të brendshme.

Në Gjirafa50, gjeni edhe ngjyrë të kaltër me të njëjtin çmim dhe specifika.

Në Neptun, modeli më i thjeshtë, pra ai Iphone 15, kushton 1.099 euro, por me kartelë të anëtarësisë mund ta merrni për 929 euro. Po ashtu ka 6 GB Ram dhe 128 GB memorje të brendshme. Ofrohen ngjyrat: e verdhë, e zezë dhe e gjelbër.

Iphone 15 ka edhe në Aztech, po ashtu me zbritje. Nga 1.119 euro mund ta porosisni për 949 euro. Ka 6 GB Ram dhe 128 GB memorje të brendshme.

Edhe dyqani Foleja ofron zbritje. Iphone 15 me 6 GB Ram dhe 128 GB memorje të brendshme kushton 968 euro, ndërkohë çmimi i rregullt është 1.129 euro. Ofrohen ngjyrat rozë, gjelbër dhe e zezë. Në fakt, në këtë dyqan janë edhe çmimet më të larta për Iphone 15.

Për të parë më shumë, kliko KËTU