Iphone 16 ka dalë në shitje – zgjidh më të lirin – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Iphone 16 ka dalë në shitje – zgjidh më të lirin

29.09.2024

Shperndaje:

Modeli i ri i telefonave Apple, Iphone 16, ka dalë në shitje para 10 ditësh. Tashmë e gjeni në treg edhe në Kosovë.

Kompania ka sjell disa veçori që e bëjnë edhe më special këtë model. Ka integruar inteligjencën artificiale në të, por edhe i ka shtuar cilësi e efikasitet pajisjes. Për shembull, pos që është rezistues ndaj ujit dhe pluhurit, ka një ekran të ri qelqi-qeramikë, që nga kompania thonë se është 50 për qind më i fortë se modeli i mëparshëm dhe dy herë më i fortë se “çdo telefon tjetër i mençur”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Nëse je i interesuar për Iphone 15 – kliko KËTU

Në fakt, te modeli “standard”, ai me 128 GB Ram Memorie, çmimi është i njëjtë në markete online.

Foleja ofron për 1.099 euro Iphone 16 me ngjyrat: zi, bardhë, rozë dhe ultramarinë (njëlloj kaltri).

Të njëjtat ngjyra dhe të njëjtin çmim për copë e gjeni edhe në Neptun. Por te ky dyqan keni mundësinë e pagesës me këste deri në 36 muaj.

E te Iphone 16 me 256 GB Ram Memorie ka pak dallim.

Në Foleja ofrohet për 1.290 euro, kurse në Neptun për 1.269 euro, pra 21 euro më lirë.

Në Foleja, Iphone 16 Plus me 256 GB kushton 1.449 euro, kurse ai Iphone 16 Pro, po ashtu me 256 GB, 1.569 euro.

Në Neptun, 16 Plusi kushton njëjtë – 1.449 euro, kurse 16 Pro 10 euro më lirë, 1.559 euro. Edhe këta kanë nga 256 GB Ram Memorie.

Këta janë edhe më të shtrenjtit sa i përket serisë së fundit të Apple – 16.

Për të parë më shumë, kliko KËTU