Jastëk dhe mbulesë për gjidhënie – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Jastëk dhe mbulesë për gjidhënie – ku i gjeni më së liri

27.05.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Për nënat e reja janë disa gjëra që ua lehtësojnë procesin e gjidhënies.

Në treg mund të gjeni jastëk për gjidhënie dhe mbulesë për gjidhënie. Jastëkun e përdorni për kokën e bebes e mbulesën në rast se jeni në një vend publik.

Janë disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri e gjeni një jastëk për gjidhënie. Në GjirafaMall atë të brendit Sensilo mund ta porosisni për 15.49 euro.

Thuajse i njëjtë, por brend tjetër, në marketin ShopAZ e gjeni për 17.99 euro. Është i markës BabayJem.

Në 75Mall, jastëku më i lirë mund të porositet për 26.90 euro dhe është i markës Stars. Ofrohen disa dizajne dhe ngjyra.

Ka jastëk që pos për gjidhënie shërben edhe për shtatzëna, që të flenë më rehat. Më së liri një i tillë gjendet në ShopAZ – 29.99 euro.

Në treg gjeni edhe mbulesë për gjidhënie. Më e lira mund të porositet në ShopAZ për 17.99 euro. Mund të zgjidhni mes mbulesës së zezë dhe të bardhë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU