Jelek sigurie – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Jelek sigurie – ku e gjeni më së liri

12.06.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Keni menduar ta keni një jelek sigurie në veturë? Mund ta gjeni edhe si jelek paralajmërues apo refletues nëse kërkoni online. Si do që të jetë është mirë ta keni.

Zakonisht, i mbajnë punonjësit nëpër kantiere, por bëni mirë edhe ju ta keni një. Për shembull, natën u prishet vetura dhe teksa po silleni rreth saj, është gjëja më e mira ta keni veshur, pasi kështu do të paralajmëroni vozitësit tjerë.

Jeleku është i tillë, pasi për shkak të ngjyrave fluroshente, shkëlqen në errësirë.

Në treg ka disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar ato.

Jelekun më të lirë e gjeni në marketin online Foleja. Është i thjeshtë dhe i brendit Praxis. Është i verdhë me disa vija fluroshente për shkëlqim. Copa kushton 3.49 euro.

Më shumë zgjidhje keni në GjirafaMall. Më i liri në këtë dyqan kushton 4.49 euro. Është i markës Vorel, ngjyrë portokalli. Për një euro më shumë, mund të blini jelekun e brendit Pro Lahti, ngjyrë e verdhë.

Në këtë dyqan, gjeni edhe jelek pak më special, që mund të vishet në të dy anët. Në njërën anë është jelek normal, i zi, derisa nëse e ktheni në anën tjetër, atëherë shërben për siguri.

Një të tillë në këtë dyqan e gjeni me çmim prej 31.99 euro deri ne 34.99 euro, varësisht nga madhësia. Janë të brendit Neo.

Për të parë më shumë, kliko KËTU