Jogurt frutash – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Jogurt frutash – ku i gjeni më së liri

03.03.2024

Shperndaje:

Mund ta përgatisni edhe vetë, por ka edhe të gatshëm, bile shumë të shijshëm. Bëhet fjalë për jogurt frutash nga më të ndryshmet.

Në tregun online gjeni shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Janë kryesisht jogurtë të brendit të njohur gjerman Zott, që ka dy linja të prodhimit: Jogobella dhe Sweatheart.

Dhe më së shumti zgjidhje gjeni në dyqanin online Begmart.

Jogurtin më të lirë në këtë dyqan e gjeni për 0.42 euro. Është i paketuar në tas të plastikës, me peshë 125 gr. dhe ka me dredhëz, kajsi dhe qershi.

Nëse doni jogurt më të madh Sweatheart, 315 gr., atëherë mund ta porosisni me shije dredhëze për 0.86 euro.

E shumë më të njohur janë jogurtët Jogobella.

Në Begmart, jogurti më i lirë me peshë 150 gr. kushton 0.45 euro. Për këtë çmim mund të zgjidhni jogurt me dredhëz, pjeshkë, qershi, boronicë dhe fruta mali.

Pak më të shtrenjtë, 0.5 euro janë Panna Cottat Jogobella. Gjeni me shije pjeshke, qershie e boronice.

Në Begmart, mund të porosisni edhe jogurt me drithëra të ndryshme.

Jogurt pemësh ofron edhe brendi Olympus. Është më shumë i specializuar për jogurtin grek, por ka edhe me fruta, si për shembull me boronicë. Tasi 150 gr. kushton 1.05 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU