Kabinete të ndryshme, nga 40 deri në 2.500 euro – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Kabinete të ndryshme, nga 40 deri në 2.500 euro

02.02.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Kabinetet janë shumë-funksionale dhe shërbejnë për shumëçka. Në fakt, ka kabinete për banjë, këpucë, rrobalarëse, vegla të punës e të tjera.

Po çka nënkuptojmë me kabinete? Një lloj dollapi me derë, e brenda me rafte apo një me sirtarë (“fijoka”).

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe mund të gjeni nga 39 euro sa është më i liri e deri në mbi 2.500 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pra, kabinetin më të lirë mund ta porosisni për 39 euro. Është për banjë, ngjyrë antracit dhe i brendit Damien. Ka dimensione 20x13x70 cm dhe e gjeni në dyqanin Foleja.

Për këtë çmim, në Foleja e gjeni edhe një kabinet druri për këpucë.

Në 75Mall, kabineti më i lirë është një për rrobalarëse. Montohet mbi të dhe ka disa rafte. Është i bardhë dhe kushton 59 euro.

Në GjirafaMall, kabineti më i lirë është një për mjetet të punës me pesë sirtarë. Është i markës Han, është metalik dhe kushton 103.99 euro.

Në këto tri dyqane gjeni me dhjetëra e dhjetëra lloje të kabineteve. E më i shtrenjti mund të porositet në Foleja. Është kabinet me sirtarë për vegla pune dhe i lëvizshëm. Është i brendit të njohur Kraftwerk dhe vjen edhe me dhjetëra vegla pune në të. Kushton 2.539 euro. Sirtarët bllokohen me një çelës.

Për të parë më shumë, kliko KËTU