Aku apo kaçavidë me bateri – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Aku apo kaçavidë me bateri – ku e gjeni më së liri

12.06.2023

Shperndaje:

Janë disa mjete të punës që është mirë t’i ketë çdo shtëpi. Mes tyre është edhe kaçavida me bateri apo siç njihet edhe aku.

Në tregun online gjeni lloje të shumta dhe platforma SaKushton ua prezanton ofertat më të mira.

Kaçavidën me bateri më të lirën e gjeni në 75Mall. Është e brendit Fieldmann dhe ka bateri 3,6 V / 1300 mAh. Bashkë me akunë vijnë edhe 6 koka të kaçavidës që ndërrohen sipas nevojës. Çmimi i rregullt është 19.90 euro, por me zbritje tani mund ta porositni për 15.50 euro.

Të njëjtën kaçavidë me bateri, te PemaMall mund ta blini për 20.99 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 25 euro.

Për 25 euro, në PemaMall e gjeni edhe kaçavidën me bateri të brendit Graphite. Ka bateri 3.6 V/ 1.3 Ah, që i mundësin 200 rrotullime për minutë.

Akuja gjeni edhe në Gjirafa50. Janë më të shtrenjta, por edhe të brendeve më të njohura. Më e lira është ajo e brendit Graphite me bateri 18 V. Kushton 63.54 euro.

Për 98.42 euro, e gjeni kaçavidën me bateri të brendit Makita.

E kaçavida me bateri më e shtrenjtë është ajo e brendit DeWalt. Ka dy bateri 18 V/5Ah dhe kushton 416.77 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU