Keni vendosur të gëzoni fëmijën tuaj me blerjen e ndonjë zogu, qoftë kanarinë apo papagall ose edhe me ndonjë brejtës, pasi ka edhe të butë që mbahen për kafshë shtëpiake?
Atëherë duhet të blini edhe një kafaz.
Kafazi i zogjve me atë të brejtësve, sado që duken të ngjashëm, dallojnë.
I brejtësve ka disa tuba spiral e gjëra të ngjashme për argëtimin e tyre.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Më së liri mund të gjeni një kafaz për zogj. Marketi Foleja e specifikon se është për papagall, por mund të mbahet edhe kanarina në të. Është me tela dhe bazën e ka prej plastike ngjyrë të kuqe. Kushton 10 euro.
Për këtë çmim, mund të zgjidhni kafaz në forma të ndryshme, si me kulm të rrumbullakët ashtu edhe me kulm “kinez” – trekëndësh me brinjë të lakuar.
E nëse kërkoni kafaz për brejtës, atëherë ka shumë më tepër zgjidhje. Më të lirin e gjeni në GjirafaMall. Është prej plastike, por që ngjan me dru dhe është i brendit Pinocchio. Kushton 13.49 euro.
Dhe, kafazin më të shtrenjtë për brejtës e gjeni në Foleja. Kushton 180 euro. Është i hapur nga lart dhe ka disa lloj lodrash brenda për argëtim. Është komplet i zi.
Për të parë më shumë, kliko KËTU