Kafe turke – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Kafe turke – ku e gjeni më së liri

26.09.2022

Shperndaje:

Një prej produkteve që përdoret në çdo shtëpi, thuajse, dhe që ka njohur rritje të madhe të çmimit, është edhe ajo që njihet si turke, por ka origjinë krejt tjetër – kafeja turke.

Paketimi më i vogël që mund të blini në markete është 100 gramë dhe çmimi më i ulët që mund të gjeni është 1 euro dhe shkon deri në 1.49 euro apo 14.90 euro për kilogram.

Në treg janë disa lloje të kafesë turke dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kafen më të lirë turke e gjeni nëse e porositni në 75Mall. Paketimi 100 gr i brendit Lori kushton 1 euro, e që kilogrami i bie 10 euro.

Në Maxi, paketimin 100 gr të brendit Princ e gjeni për 1.35 euro, që kthyer në kilogram i bie 13.50 euro.

Në dyqanin tjetër online, Dërgesë, paketimi 100 gramë kushton 1.49 euro. Është po ashtu i brendit vendor Princ, e që 1 kg i bie 14.90 euro.

Paketimin më të lirë me peshë 200 gramë e gjeni në 75Mall – 1.90 euro. Është i brendit Lori.

Kafen Princ 200 gr, më së liri e gjeni në Spar – 2.59 euro. E njëjta në Maxi kushton 2.69 euro.

Për të parë më shumë, kliko: Link 1 dhe Link 2