Kapele sportive – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Kapele sportive – ku e gjeni më së liri

28.10.2022

Shperndaje:

Kapelja sportive nuk është vetëm për mbrojtje të syve nga rrezet e diellit gjatë verës. Është edhe për ngrohje të kokës në këtë kohë të vranët e fundja është edhe stil.

Në tregun online mund të gjeni dhjetëra lloje të kapeleve të brendeve të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Nëse e keni për stil, atëherë ndani të paktën 15-16 euro dhe kësaj here do u sjellim kapele me këtë çmim dhe më lartë.

Kapelja më e lirë mbi këtë çmim mund të porositet në InterSport. Është kapele e brendit Nike, ngjyrë portokalli dhe është për fëmijë. Kushton 16 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe kapelën më të lirë për të rritur. Është e brendit Puma, ngjyrë gjelbër e mbyllët dhe kushton 18 euro.

Për 18 euro, në Gjirafa50 gjeni disa lloje të kapelave që janë unisex, pra të përdorshme për të dy gjinitë. Janë të brendit Adidas, me ngjyra: kuq, gri, bardhë e kaltër dhe zi.

Në PemaMall, kapelja më e lirë sportive është ajo e brendit Patrick Almeria. Kushton 23 euro dhe është kombinim mes ngjyrave kaltër e mbyllur dhe bardhë.

Kapelja më e shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është brend Under Armor, modeli 3.0. Vjen me ngjyrë të bardhë dhe me logo të zezë. Kushton 35.08 euro.

Për të parë më shumë oferta, kliko KËTU