Punoni në zyrë, atëherë pavarësisht punës që jeni duke e kryer ju duhet një kapëse e letrave. Po flasim për kapëset që janë si darë dhe përmes “plumbave” në formë “U” me kënde, kapni sa të doni fletë.
Në treg gjeni kapëse të vogla për pak fletë, por edhe profesionale që mund të kapin shumë fletë njëherësh.
Në tregun online ka zgjidhje pa fund dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Kapësen më të lirë për letra e gjeni në marketin Foleja. Është e vogël dhe mund të kapë maksimumi 12 fletë. Kushton 2.1 euro. Po ashtu në këtë market gjeni edhe “plumbat” më të lirë për kapëse letrash. 1.000 copë kushtojnë 1.18 euro.
Në GjirafaMall, kapësen më të lirë mund ta porosisni me zbritje për 5.49 euro nga 10.11 euro sa ishte. Është e markës Boxer, ngjyrë vjollcë dhe maksimumi mund të kapë 10 fletë.
Në GjirafaMall, gjeni edhe pajisje për heqjen e kapëseve të letrës. Kushton 4.46 euro.
Në Foleja dhe GjirafaMall gjeni shumë lloje të kapëseve.
Më e shtrenjta është një profesionale, të cilën e gjeni në GjirafaMall. Është e brendit austriak Sax dhe nga 197 euro sa ishte, tani me zbritje mund ta porosisni për 118.99 euro. Mund të kapë deri në 100 fletë njëherësh.
Për të parë më shumë, kliko KËTU