Karrige për gejmera – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Karrige për gejmera – ku e gjeni më së liri

09.05.2022

Shperndaje:

Lojërat kompjuterike kanë marrë aq shumë hov, sa për lojtarët apo gejmerat siç njohen, mendohet e krijohen kushte të posaçme. Nëse këta gejmera kanë maus, dëgjuese, testaturë e shumëçka tjetër të veçantë, atëherë kanë edhe karriget ku qëndrojnë me orë të tëra.

Në tregun online janë shumë lloje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Natyrisht për këtë llojë karrigie duhet ndarë pak më shumë para dhe më e lira mund të porositet në Gjirafa50. Kushton 158.98 euro, është Sense7 Spellcaster me ngjyrë kuq e zi. Prodhuesi ju garanton se qëndrimi i gjatë nuk do të bëhet i lodhshëm sikur me karrige të tjera.

Karrige për lojëra kompjuterike gjeni edhe në PemaMall. Më të lirën në këtë dyqan online mund ta blini për 169.95 euro. Kjo karrige është krijuar për përdorim intensiv dhe afatgjatë, ka mbështetëse të rehatshme për shpinën, me strukturë metalike ngjyrë të zezë.

Dhe karrigen më të shtrenjtë për këtë aktivitet e gjeni në Gjirafa50. Është e brendit Sense7, modeli Sentinel dhe kushton 269.34 euro. Është prej pëlhure dhe mbështetëset ergonomike të krahëve ju lejojnë të rregulloni në mënyrë perfekte karrigen sipas përmasave tuaja.


Për të parë të gjitha llojet dhe specifikat, kliko KËTU