Karrige për gaming – ku i gjeni më së liri

15.02.2023

Shperndaje:

Nuk ka argëtim pa rehati. Nëse kaloni shumë kohë duke luajtur lojëra kompjuterike, atëherë ju duhet një karrige speciale apo të tilla që njihen si “karrige për gaming”.

Në tregun online ka shumë lloje të karrigeve të tilla dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Karrigen më të lirë për gaming e gjeni në Jysk. Kushton 110 euro, është e brendit Harlev, me lëkurë të zezë dhe me rrota. Është prej më të thjeshtave.

Në Gjirafa50, karrigia më e lirë për gaming kushton 156 euro. Është e brendit White Shark, modeli Kings Throne dhe ka ngjyra kuq e zi. Është prej lëkurës dhe e preferueshme për personat deri në 130 kg.

Në PemaMall, e gjeni po ashtu karrigen e White Shark, por modeli Pirate. Kushton 159 euro dhe është komplet prej lëkurës së zezë.

Në dyqanin tjetër online 75Mall, po ashtu karrigia më e lirë është e brendit White Shark. Është modeli Kings Fron, kuq e zi dhe ofrohet me çmim 189.50 euro.

Kompania Aztech, ofron karrigen e brendit Trust Ryon, si më të lirën për gaming. Kushton 199 euro dhe është e zezë, pos mbështetëseve të dorës që janë metalike.

Dhe për gamerat, luksi edhe mund të “mos ketë fund”. Karrigia më e shtrenjtë në tregun online për gaming kushton plot 623 euro. Është e brendit Noblechairs, modeli Epic.

Për të parë më shumë, kliko KËTU