Karrige kopshti – ku i gjeni më së liri

23.05.2022

Shperndaje:

Mjaftë më! Koha për të dalë në oborr ose kopsht. Dhe nëse nuk keni karrige kopshti, atëherë në tregun online gjeni me bollëk.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Karriget më të lira të kopshtit i gjeni në Gjirafa50. Karriget Rayokamp, që mund të palosen dhe të futen në çantë për t’i marrë kudo në natyrë, kushtojnë 26.19 euro copa. Janë prodhim polak dhe kanë edhe këllëfin e posaçëm. Janë të bëra nga pëlhura Oxford 600D për tharje të shpejtë. Ngarkesa maksimale është 100 kg.

Në Gjirafa50 gjeni edhe karrige kopshti prej materialit dhe që palosen. Janë të llojit Greenblue. Kushton 39.90 euro copa dhe paloset “si fletore”. Ofrohen ngjyrat kaltër dhe gjelbër.

Në dyqanin 75Mall, gjeni karrige të plastikes dhe që janë statike. Janë karrige të modelit Ibiza, vijnë ngjyrë kafe dhe copa kushton 29 euro. Janë për kopsht, por jo edhe për t’i marrë në natyrë për kamping.

Në PemaMall, karriget më të lira të kopshtit i gjeni për 58.90 euro. Janë prej druri, palosen dhe të brendit Fieldmann.

Karriget më të shtrenjta për kopsht mund të blihen në 75Mall. Në fakt shkojnë si set: dy njëshe, një dysh dhe tavolina. Janë të brendit Graphite dhe komplet seti kushton 459.90 euro. Mirëmbahen lehtë dhe janë të qëndrueshme.

Për të parë më shumë, kliko KËTU