Kartela grafike është një nga pajisjet kryesore të kompjuterëve. Ju mund t’i shtoni kompjuterit tuaj një kartelë grafike dhe ta perfeksiononi për punën që bëni, qoftë për lojëra apo diçka tjetër.
Në tregun online ka zgjidhje me bollëk dhe është ndër të vetmit produkte ku diferenca në çmim mes më të lirit dhe më të shtrenjtit shkon në 100 herë. Pra mund të blini kartelë grafike me 50 euro, por edhe me 5.000 euro.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Kartelën grafike më të lirë mund ta porosisni në marketin online Gjirafa50. Është AFOX Geforce GT710, 4GB DDR3, 64bit dhe me zbritje kushton 49.50 euro. Çmimi i mëparshëm ishte 133.50 euro.
Në Foleja, më së liri mund të blini kartelën grafike MSI GT 710 2GD3H LP, e dizajnuar për aplikacione bazike të lojërave dhe multimedias. Ajo përmban GPU NVIDIA GeForce GT 710 me 2 GB memorje GDDR3, duke ofruar rezolucion maksimal prej 4096 x 2160 piksel.
Një të ngjashme, në GjirafaMall mund ta porosisni për 68.99 euro.
Kartela grafike gjeni edhe në 75Mall. Më e lira mund të porositet për 239 euro me zbritje. Është GeForce RTX 3050 6GB OC.
Në këto dyqane mund të gjeni pa fund kartela me veçori të ndryshme
E, kartela më e shtrenjtë mund të blihet në Foleja. Bëhet fjalë për kartelën PNY Nvidia RTX A6000, 48 GB GDDR6. Ajo është një zgjedhje e shkëlqyer për profesionistët që kërkojnë performancë të lartë grafike. Me 48 GB memorje GDDR6, kjo kartelë ofron hapësirë të mjaftueshme për të menaxhuar projekte të mëdha dhe komplekse grafike. Përdorimi i teknologjisë PCI Express x16 4.0 siguron një lidhje të shpejtë dhe efikase me kompjuterin. Me zbritje, kushton 5.676 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU