Këmisha për meshkuj e femra – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Këmisha për meshkuj e femra – ku i gjeni më së liri

19.10.2022

Shperndaje:

Një klik në platformën SaKushton dhe para jush në monitor do të dalin me dhjetëra lloje të këmishave, për meshkuj e femra, por edhe për fëmijë.

Natyrisht, është koha për këmisha me mëngë të gjata dhe SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Në tregun online, mund të gjeni këmisha nga 14 deri në 50 euro.

Këmisha më e lirë mund të porositet në Gjirafa50. Është për femra, me shumë ngjyra dhe është e brendit danez Jacouline De Yong. Ofrohen numrat 38 dhe 42.

Në Albi Online, këmisha më e lirë kushton 18.39 euro me zbritje. Është këmishë për djem të rinj, ka ngjyrë të verdhë me katrorë të kaltër. Brendi nuk është specifikuar, por thuhet se është 100 për qind pambuk.

Në PemaMall, këmisha më e lirë është për meshkuj. Është e brendit Neo dhe kushton 20.85 euro. Ngjyra bazë është e kuqe e zbukuruar me katrorë të bardh e zi.

Këmisha më e shtrenjtë, nëse kërkoni përmes SaKushton, atëherë është ajo në Albi Online. Është prej pambuku, por duket sikur të jetë e bërë me material të xhinseve. Është e brendit Denim dhe kushton 49.99 euro.

Për t’i parë të gjitha ofertat, kliko KËTU