Dëshironi të blini këpucë sezonale apo diçka më të thella e më të nxehta për dimër?
Oferta asnjëherë nuk ka qenë më e madhe dhe përmes një klikimi të thjeshtë në platformën SaKushton, gjeni zgjidhje pa fund.
Natyrisht, nëse doni të blini këpucë kualitative, atëherë ndani të paktën 20 euro.
Kësaj here, ju sjellim këpucët që mund t’i blini në dyqane të ndryshme deri në 70 euro.
Dhe me 20 euro mund të blini disa lloje të këpucëve. Në PemaMall mund të blini këpucë të thella të punës për meshkuj Tiger, por edhe për fëmijë, që janë të përditshme.
Në Gjirafa50, mund të blini këpucë me taka ngjyrë të kaltër të brendit She Shoes, po për 20 euro.
Në Carnival, këpucët më të lira mbi “fundin” e vendosur prej 20 euro, kushtojnë 25.90. Janë këpucë të rrafshta, pa taka dhe për femra. Janë të brendit brazilian Beira Rio.
Në AlbiOnline, këpucët më të lira janë ato të meshkujve me lidhëse. Janë të bardha me fund kafe dhe prej lëkurës. Kushtojnë 34.99 euro. Nuk është specifikuar brendi.
Në Office Shoes, më të lirat i gjeni ato të brendit Skechers. Kushtojnë 50 euro dhe janë për fëmijë.
Këpucë nën “tavanin” e vendosur, gjeni edhe në Gentli. Këpucët Imac, për femra kushtojnë 54.90 euro. Janë këpucë të rrafshta, me takë fare të vogël dhe për stinën e vjeshtës.
Deri në 70 euro, shumë lloje të këpucëve gjeni edhe në Gentli, She Shoes, Albi Online e Gjirafa50.
Për t’i parë të gjitha ofertat, kliko KËTU