Xhinse të top brendeve, kërkoni më të lirat

10.10.2022

Shperndaje:

Jo më kot thuhet se nëse keni xhinse të mira, atëherë mjafton edhe një fanellë e thjeshtë dhe dukeni për mrekulli.

Në platformën SaKushton, mund të gjeni me dhjetëra lloje të xhinseve të brendeve nga më të ndryshme. Gjeni xhinse për meshkuj dhe femra dhe me çmime që shkojnë deri në 260 euro gati.

Xhinset më të lira i gjeni në Gjirafa50. Janë për femra, të brendit Denim, ngjyrë të kaltër çelët dhe numër 29-30. Kushtojnë 24.99 euro.

Në këtë dyqan, xhinset më të lira për meshkuj i gjeni ato të brendit Jack&Jones, modeli Intelligjence. Janë kaltër mbyllët dhe numër 32 në bel dhe 32 gjatësi. Kushtojnë 29.99 euro.

Në Albi Online, xhinset më të lira janë ato të brendit Mango, për femra. Janë kaltër çelët dhe kushtojnë 39.99 euro. Janë me bel të thellë.

Për meshkuj, në këtë dyqan, xhinset më të lira i gjeni të brendit Celio. Janë model ‘slim-fit’, ngjyrë kaltër e mbyllët dhe kushtojnë 47.99 euro.

Në këto dy dyqane online, Gjirafa50 dhe Albi Online, gjeni pafund zgjidhje të xhinseve.

Xhinset më të shtrenjta i gjeni në Albi Online. Kushtojnë 255 euro dhe janë të markës së njohur Boss. Janë model “tapered fit” dhe ofrohen në ngjyrë të zezë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU